Arrestohet çifti që dyshohet se kanë vjedhur dy vetura ditëve të fundit në Fushë Kosovë

  • 29 September 2019 - 18:51
Arrestohet çifti që dyshohet se kanë vjedhur dy vetura ditëve të fundit në Fushë Kosovë

Janë arrestuar në Fushë-Kosovë një burrë dhe një grua, që dyshohet se në 10 ditët e fundit kanë vjedhur dy vetura.

Policia Rajonale e Prishtinës kanë thënë për media se janë arrestuar dy persona që po dyshohen se kanë kryer vjedhje të veturave në Fushë Kosovë.

“Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona te dyshuar (një femër dhe një mashkull) të cilët dyshohet se vetëm në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si dhe kanë kryer edhe disa vjedhje tjera nëpër lokale të ndryshme në qytet”, ka thënë Flora Ahmeti.

Sipas saj, dy veturat e vjedhura janë gjetur tanimë dhe po pritet

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga hetuesit policor është arrit që të gjenden të dy veturat e vjedhura dhe fillimisht të zbardhen edhe katër raste tjera te vjedhjeve, ne te cilat dyshohet te jene te perfshire po këta dy persona”

“Personat e dyshuar me vendim te Prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48h”.

Media merr vesh se këta dy persona janë çift.


(Kosova Sot Online)