Abazi flet edhe njëherë pas publikimit të videos, ku përleshen ai dhe Molliqaj

  • 29 September 2019 - 23:58
Abazi flet edhe njëherë pas publikimit të videos, ku përleshen ai dhe Molliqaj

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të videos, ku ishin përleshur ai dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj.

Ai tha se pret nga organet e drejtësisë ta zgjidh këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar nga videoja që është bërë sot publike mbi sulmin që është bërë pas emisionit në TV7 me 11 shtator. Pas këtij sulmi ashtu siç kam deklaruar edhe në natën që ka ndodhur ngjarja, unë kam respektuar procedurat dhe kam pritur policinë, kam deklaruar në vendin e ngjarjes, si dhe më pastaj jam deklaruar në stacionin e policisë në Fushë Kosovë.

Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund.

Është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet çfarëdo dhune në të ardhmen. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik.

I falënderojë të gjithë për përkrahjen e madhe dhe besimin në institucionet e drejtësisë.

Fitorja e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJE, mazhoranca që do të dalë nga këto zgjedhje me 6 tetor, e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Kryeministri Albin Kurti është përgjigjia më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk e durojnë dijen, drejtësinë dhe forcën e bashkimit, rritjen dhe FITOREN e LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Image

(Kosova Sot Online)