ZDF: Mafia shqiptare organizata kriminale më e frikshme në botë

  • 30 shtator 2019 - 09:34
ZDF: Mafia shqiptare organizata kriminale më e frikshme në botë

Televizioni gjerman “ZDF”, në kuadër të dokumentareve për organizatat e fuqishme kriminale, ka bërë një raportim edhe për “Mafian shqiptare”.

Analiza e veprimeve të kësaj organizate është bërë për së afërmi nga gazetari David Beriain, i cili e ka analizuar nga afër strukturën e kësaj.

Ai e përkufizon si “organizatën kriminale më e frikshme në botë”.

Veprimet e mafias shqiptare lidhjet me një kod nderi dhe hakmarrje, shkruan ZDF përcjellë Klan Kosova.

“Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit “- thekson Bernain.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

Dokumentari do të shfaqet vetëm në Gjermani dhe për shkak të drejtave nuk mund të shkarkohet.

(Kosova Sot Online)