Policia jep detaje për gruan që vdiq të dielën në Prishtinë

  • 30 September 2019 - 12:09
Policia jep detaje për gruan që vdiq të dielën në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë një grua është gjetur e vdekur, policia ka bërë të ditur se ajo ka rënë nga ndërtesa

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për këtë ngjarje. 

“Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, theksohet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)