Vdes një femër pasi bie nga kati i dytë i ndërtesës në Prishtinë

  • 30 September 2019 - 13:47
Vdes një femër pasi bie nga kati i dytë i ndërtesës në Prishtinë

Në rrethana të panjohura një femër ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës në Prishtinë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton media. Ky incident, sipas policisë, cilësohet si vdekje e dyshuar.

“Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Gjithashtu, sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)