Fillon ceremonia e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac

  • 30 September 2019 - 13:56
Fillon ceremonia e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac

Liderët botërorë janë mbledhur në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac. Një varg ceremonish private dhe kombëtare janë mbajtur në ditën e zisë kombëtare për ta nderuar figurën e popullarizuar të politikën franceze.

Pas ceremonisë fetare, në të cilën morën pjesë rreth 200 familjarë dhe miq të presidentit të ndjerë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e udhëhoqi një ceremoni ushtarake për nderimin e Chirac-ut.

Image

Më vonë, një ceremoni tjetër do të mbahet në kishën Saint-Sulpice para se ish-presidenti të varroset në varrezat Montparnasse, të cilat ndodhen në pjesën jugore të Parisit.

Disa veteranë ushtarakë u panë duke i fshirë lotët në kohën kur ushtarët bënë marsh nderimi për një ndër figurat më të dashura franceze.

Image

Chirac-u shërbeu si president i Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007. Ai vdiq të enjten në moshën 86-vjeçare. Karriera e tij politike është më e gjatë se katër dekada dhe gjatë saj ka shërbyer edhe si kyretar i Parisit.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan “The Guardian”.


(Kosova Sot Online)