Goditja e radhës për Behgjet Pacollin, i zbulohen lidhjet skandaloze me...

  • 01 October 2019 - 11:30
Goditja e radhës për Behgjet Pacollin, i zbulohen lidhjet skandaloze me...

"Kjo më së miri tregon lidhjen e tija me grupe kriminale kur drejtësia amerikane për kriminalitet dhe ky të jetë ortak i tij flet shumë. Prandaj, sa kusuri kanë kryer banditët, krye mafiozët e majave të shtetit që përpos bashkëpunojnë me të, këta edhe e bëjnë edhe ministër të Punëve të Jashtme", tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme në detyrë, ka lidhje të dyshimta me një grup kriminal në Amerikë, krejt kjo pasi në kompaninë amerikane “Rais Group International NC, LLC”, të Enrique Rais, Behgjet Pacolli figuron si menaxher i kësaj kompanie.

Analistët thonë se Pacolli në vitin 2011, atë kohë në pozitën e zëvendëskryeministrit kishte nominuar "kriminelin" Enrique Rais, për një post diplomatik në Honduras, i cili do të vinte edhe me imunitet diplomatik. 

Kurse, sipas një artikulli të botuar më 2015 nga revista salvadoriane Revista Factum dhe në faqen e internetit simotër për Krime të Organizuara dhe Projektit për Raportim të Korrupsionit, Insight on Crime, më 2010, një vit pasi u takua Pacolli me Raisin, grupi inxhinierik Mabetex në pronësi të të parit ia shiti të dytit një apartament në Hotelin Sëiss Diamond në Lugano. Artikulli ishte bazuar në korrespondencën e raportuar se u dërgua nga e-maili personal i Raisit.

E analistët thonë se kjo është dëshmi se Pacolli ka bashkëpunuar me vite me një "kriminel" si Enrique Rais, ku sipas tyre ky është edhe një skandal i radhës nga Behgjet Pacolli, i cili sipas analistëve, e ka shkatërruar dhe po vazhdon ta shkatërrojë diplomacinë kosovare.

Image
Reshat Badallaj

Duke folur për këtë temë, analisti politik, Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot Online" se asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim se Behgjet Pacolli është spiun i lidhur ngushtë me kanalet e nëntokës kriminale.

"Ata që nuk e din ky matrapaz ka patur telashe me gjyqe për 62 milion dollar, lidhje me rusët dhe kompani të dyshimta kriminale. Këtë marifet e kane ditur me kohë dhe shumë mirë edhe krye banditet e bandave politike në Kosovë, që tashmë të gjithë lexuesit e dinë se kur them me kryebanditët e bandave politike, kam të bëjë me ata të majave të shtetit dhe kryetarët e partive politike, dua të them se këta ju kanë sulur këtij matrapazi dhe gjysmanalfabeti vetëm për para se i mbante grazhdi i tyre", tha Badallaj për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, politikanët e dinin se Pacolli është në syrin e sigurimeve të fshehta.

"Kjo më së miri tregon lidhjen e tija me grupe kriminale kur drejtësia amerikane për kriminalitet dhe ky të jetë ortak i tij flet shumë. Prandaj, sa kusuri kanë kryer banditët, krye mafiozët e majave të shtetit që përpos bashkëpunojnë me të, këta edhe e bëjnë edhe ministër të Punëve të Jashtme. Këtu, ndaluni dhe mendoni se me çka kemi të bëjnë. Pra, është e pafalshme kjo, por a nuk ju zihet për të madhe edhe prokurorisë që nuk merret me këtë rast për të zbardhur!", tha ndër të tjera Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Badallaj deklaroi se të bëhesh edhe menaxher i një kompanie krimiale që dyshohet nga drejtësia amerikane, kjo tregon se është i "zhytur deri në fyt në krim", dhe se është bashkëpunëtor i tyre. 

"Unë mendojë se gjithsesi duhet të jap fjalën dhe të merret me rastin prokuroria e shtetit dhe jo ky matrapaz të zhvillojë veprimtarin e tij kriminale pa e trazuar askush. Dhe, në vendet demokratike ku flet ligji, njerëzit e ndershëm japin menjëherë dorëheqje, ndërkaq te ne në Kosovë përpos që të arrestohen këta gradohen edhe në pozita të larta shtetërore. Kosova mjerisht, herdokurdo do ia sheh sherrin këtij matrapazi që vrapon vetëm për interesa të tija përfituese e personale në dëm të vendit. Do të jetë vonë pastaj, por barra do bie në popullin ndërkaq, përgjegjësi do mbajnë edhe kryebanditët e bandave politike dhe të gjithë ata që janë të veshur në xhaketën shtetërore", përfundoi Badallaj për "Kosova Sot Online" .

Ndryshe Enrique Rais, i cili është menaxher i kompanisë ‘Rais Group International NC,LLC’, e kjo kompani në dokumentet e drejtësisë amerikane figuron si "subjekt i hetimit ndërkombëtar për lidhjet e tij me grupe kriminale të organizuara, kompani fantazmë, kartele dhe politikanë të korruptuar.

(Kosova Sot Online)