Jep dorëheqjen Prokurori i Krimeve të Rënda, po hetonte një vrasje

  • 01 October 2019 - 13:13
Jep dorëheqjen Prokurori i Krimeve të Rënda, po hetonte një vrasje

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Seferi, i cili ende nuk ishte përballur me Vettingun, ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në mbledhjen e sotme. Seferi po hetonte vrasjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)