Besnik Tahiri: Më 6 tetor qytetarët do t’i rrisin kredencialet demokratike të vendit

  • 01 October 2019 - 13:51
Besnik Tahiri: Më 6 tetor qytetarët do t’i rrisin kredencialet demokratike të vendit

Kandidati i AAK’së për deputet, Besnik Tahiri, ka falënderuar qytetarët të cilët e kanë mbështetur koalicionin AAK-PSD dhe i ka ftuar ata që të dielën e 6 tetorit të dalin në zgjedhje

Tahiri ka shkruar në Facebook se pret nga qytetarët që me daljen në zgjedhje të ndërtojnë një proces kredibil dhe të pastër për t’i rritur kredencialet demokratike të vendit.

“Përgjatë gjithë këtyre ditëve, ne shtrënguam duart bashkë, u takuam, folëm, u njohëm dhe u zotuam. Në këtë frymë, ju shpreh mirënjohjen time me të thellë për gjithë mbështetjen tuaj që na keni dhëne e po vazhdoni në secilin hap. Duke ju falënderuar pafund për gjithë mbështetjen dhe besimin e dhënë, ju ftoj që të dielën e 6 tetorit të dilni masovikisht në zgjedhje, të ndërtojmë një proces kredibil dhe të pastër dhe së bashku t’i rrisim kredencialet demokratike të vendit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

(Kosova Sot Online)