Në Australi propozohet që në çdo cigare të shkruhen efektet e këqija të saj

  • 02 October 2019 - 09:45
Në Australi propozohet që në çdo cigare të shkruhen efektet e këqija të saj

Sipas një hulumtimi, vendosja e mbishkrimeve në çdo cigare lidhur me efektet negative të duhanit do të ndikonin që më shumë njerëz të hiqnin dorë nga duhanpirja.

Aaron Drovandi nga Universiteti “Cook James” në Australi e bëri një hulumtim me më shumë se dy pijë duhanpirës dhe njerëz që nuk e pinë duhanin lidhur me atë se sa ndikojnë mbishkrimet e tanishme për lënien e duhanit.

Ai zbuloi se, ndonëse shumë australianë kanë hequr dorë nga duhanpirja, strategjitë e tanishme, përfshirë paketimet pa mbishkrime reklamash, janë më pak efektive për duhanpirësit.

Shumica e duhanpirësve nuk janë më të ndjeshëm ndaj mbishkrimeve paralajmëruese. Shumica e duhanpirësve deklaruan se një strategji e tillë nuk ka pasur efekt te ta.

“Nëse e shikoni një pamje të tmerrshme për herë të parë, ajo ka efekt, por më vonë nuk e ka efektin e njëjtë kur e sheh shumë herë”, tha Drovandi.

Bazuar në këtë hulumtim, efekt më të madh te duhanpirësit do të kishin mbishkrimet në secilën cigare lidhur me minutat e humbur të jetës për secilën cigare të tymosur, efektin në familje dhe çmimin e tyre.

Megjithatë, edhe teknikat aktuale kundër duhanit kanë pasur efekt. Sipas një sondazhi të vitit 2016, 12.8 për qind e popullsisë australiane pi duhan, shifër gati dyfish më e vogël se në vitin 1995, shkruan “The Guardian”,.

(Kosova Sot Online)