PDK përmbyll fushatën në sheshin “Zahir Pajaziti”

  • 04 October 2019 - 08:27
PDK përmbyll fushatën në sheshin “Zahir Pajaziti”

Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore ku partitë politike edhe do të përmbyllin aktivitetin partiak përpara heshtjes zgjedhore të ditës së nesërme.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë tubim me qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës në Sallën e Stacionit të Trenit në ora 16:00.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) në ora 18:30.

(Kosova Sot Online)