Policia sekuestron dy armë brenda 24 orëve

  • 04 October 2019 - 09:44
Policia sekuestron dy armë brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Vushtrri e Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i sekuestrimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në një nga fshatrat e Vushtrrisë, ku pas pranimit të informacionit për të shtëna, njësitet policore kanë identifikuar shtëpinë ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast nga i dyshuari pronar i shtëpisë është sekuestruar një pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një pushke automatike është realizuar në orët e mbrëmjes në njërin nga fshatrat e Skenderajt, bazuar në hetimet e para dyshimet janë ngritur se i dyshuari përveç armëmbajtjes pa leje dyshohet edhe për veprën penale ‘kanosje’ me armë.

Dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ ndërsa ndaj të dyshuarit në rastin e dytë janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

(Kosova Sot Online)