Kandidati për deputet nga LDK-ja kërkon votën tuaj

  • 04 October 2019 - 12:32
Kandidati për deputet nga LDK-ja kërkon votën tuaj

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati, garon në listë me numrin 55.

Ai është me prejardhje nga Istogu dhe është i biri i ish-kryetarit të Istogut Fadil Ferati.

Ai kërkon besimin e qytetarëve me programin e LDK-së dhe Vjosa Osmanit.

“Koha është tani që njerëzit e rinj, të ditur, të shkolluar, me duar të pastra, me vullnet të hekurt, e me vizion të qartë të jenë gardian të Kosovës dhe të udhëheqin Republikën tonë drejt së ardhmes”.

Ilir Ferati është 30-vjeçar i shkolluar me bursë në Universitetin Amerikan në Kosovë në dy drejtime Menaxhment dhe Politika Publike.

Me 6 tetor mos e konsideroni thjesht ditë zgjedhjesh por ta konsideroni referendum për mbrojtjen e Republikës.

(Kosova Sot Online)