Ja çfarë thotë Kosnett për emërimin e Grenellit, si i dërguar i Trumpit për dialogun

  • 04 October 2019 - 15:41
Ja çfarë thotë Kosnett për emërimin e Grenellit, si i dërguar i Trumpit për dialogun

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Emërimi i tij, krahas Matt Palmer, sipas Kosnett tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

“Mezi pres të punojë me ambasadorin Ric Grenell si të Dërguar Special të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar ai në Twitter. 

(Kosova Sot Online)