Analisti i njohur zbulon skenarin e Veselit: Ky është skandali...

  • 04 October 2019 - 16:56
Analisti i njohur zbulon skenarin e Veselit: Ky është skandali...

“Pagesa e z. Whitaker me 110.000 euro, vetëm për fjalimin qe ai mbajti ne Gjilan, jo vetëm se është skandali më i madh i radhës i cili mund të ndodhe vetëm në Kosovë, por përbën edhe shkeljen më të rëndë ligjore në këtë fushatë zgjedhore dhe është akt i pafalshëm penal, si dhe alarm i shkallës më të lartë”, tha Qarri.

Ish-prokurori amerikan, Mathew Whitaker për të cilin, PDK dhe Kadri Veseli thanë se është njeriu i presidentit amerikan, Donald Trump dhe se e përkrah Veselin në zgjedhjet e 6 tetorit, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Në medie u raportua se Whitaker që erdhi në Kosovë si “njeri i Trumpit”, është nën hetime të FBI. E REL e zbuloi se për fjalimin në tubimin e PDK-së, ish-këshilltari i Trumpit u pagua 110.000 dollarë. 

E lidhur me këtë skandal të PDK-së, për “Kosova Sot Online” foli analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Shfaqja e figurës më kontroverse aktuale të përfshirë në shumë afera korruptive si ish-prokuror nën hetim i shtetit amerikan, Matthew Whitaker në fushatën elektorale të PDK-së, në Gjilan, kinse si "person i presidentit amerikan", në fakt doli, të mos jetë asgjë më tepër se sa një veprim dëshpërues i Kadri Veselit, me një person të dyshimtë, i cili ka kohë që edhe vet gjendet nën hetime të FBI-s,njëjtë si shumë udhëheqës të lart të PDK-s dhe Klanit PRONTO në Kosovë", tha për "Kosova Sot Online", analisti Gani Qarri.

Sipas tij, vizita e tij,nuk ishte asgjë më tepër se një skenar i pështirë mashtrues, i orkestruar mjaft keq nga SHIK-u dhe Kadri Veseli.

"Se kinse është i dërguar i presidentit, Whitaker për ta demantuar PDK-n, deklaroi; ”Kisha dëshiruar që Donald Trump të flas vet për veten,unë jam qytetar privat dhe jam kthyer në botën reale, e nuk dua të flas si përfaqësues i Qeverisë Amerikane, pasi që edhe nuk ishte përfaqësues i saj, por person nën hetim penal! Kështu që trumpetimi banal i pjesëmarrjes së Whitaker-it në tubimet elektorale, nga PDK-ja si përkrahje e shtetit amerikan për këtë parti, detyroi që të paraqitej me reagim edhe Ambasadën e SHBA-së, e cila ritheksoi edhe një herë neutralitetin e Amerikës në fushatën zgjedhore në Kosovë", shtoi Qarri.

Tutje, Qarri deklaroi se për të kamufluar disi aventurën e dyshimtë të Kadri Veselit të përgatitur dobët, Whitaker ua dëmshpërblye me pagesën e lartë 11000 dollarëshe. 

"Në mënyrë tejet amatoreske nga SHIK-u, Whitaker shtoi edhe kinse; "E di që ky president beson shumë në të siguruarit e qeveritarëve që janë kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe ajo që pashë është se Kosova është në një rrugë të pastrimit por edhe ta projektojë atë që Kosova ta ketë pavarësinë e plotë dhe njohjen e plotë”, tha ai sa për të larë fytyrën e vet dhe dëmshpërblyer pagesën e lartë 11000 dollarëshe të PDK-s, për pjesëmarrjen e tij në këtë tubim", shtoi më tej Qarri.

Qarri theksoi se PDK-ja nuk e kishte fare problem, që në mesin e shumë amerikanëve,ta gjente një person që është edhe ai nën hetime, i cili do të dinte si ta përforconte fushatën elektorale të Kadri Veselit, krejt sipas metodave të Klanit PRONTO.

"Ndaj propaganda e trishtë e radhës nga PDK-ja, e cila paguan një qytetar privat,që publikisht deklaron se (për dallim nga prestarët e Klanit Pronto), ai është kthyer në botën reale dhe mund të flas vetëm për vete, duke gënjyer paturpësisht se kinse përfaqëson SHBA-të,vërtetë është një ndër mashtrimet më mostruoze dhe veprim i paprecedent i PDK-së dhe vet Kadri Veselit i cili me metoda të tilla makabre, gënjeshtra dhe mashtrime nga më perfidet, pretendon të bëhet edhe kryeministër i vendit", tha ai.

Pagesën e Whitaker, Qarri e konsideron si skandalin më të madh që mund të ndodhë vetëm në Kosovë.

"Pagesa e z. Whitaker me 110.000 euro, vetëm për fjalimin qe ai mbajti ne Gjilan, jo vetëm se është skandali më i madh i radhës i cili mund të ndodhe vetëm në Kosovë, por përbën edhe shkeljen më të rëndë ligjore në këtë fushatë zgjedhore dhe është akt i pafalshëm penal, si dhe alarm i shkallës më të lartë, që prokuroria e shtetit, sikur mos të ishte e kapur dhe ekzistonte realisht si e pavarur, menjëherë do duhej të niste hetimet dhe ndërmarrë urgjent masat e nevojshme ligjore, kundër PDK-s dhe Kadri Veselit për keqperdorimin e parasë publike të qytetarëve të varfër të Kosovës për interesa personale dhe partiake", ka përfunduar Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)