Rrëmbehet 13-vjeçarja në kryeqytet sapo zbret nga furgoni i shkollës, policia jep detajet

  • 04 October 2019 - 18:27
Rrëmbehet 13-vjeçarja në kryeqytet sapo zbret nga furgoni i shkollës, policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer.

Sipas informacioneve të policisë së Tiranës, thuhet se në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Sipas informacioneve paraprake thuhet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.

(Kosova Sot Online)