Ambasadori amerikan u bën thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje

  • 04 October 2019 - 19:30
Ambasadori amerikan u bën thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me anë të një postimi në rrjetin social në Tëitter ka bërë thirrje që të dilet e të votohet masivisht me datën 6 tetor.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta varen nga ju”, ka shkruar ai.

“Votues, cilatdo qofshin pikëpamjet e juaja, këdo që e përkrahni- dilni dhe votoni”, bën thirrje ambasadori amerikan.

“Për juve, për vendin e juaj, për të ardhmen e juaj”, thotë Kosnett në fund të postimit.

Vlen të përmendet se të gjithë ambasadorët kanë dalë me deklarata duke thënë se nuk përkrahin asnjë kandidat apo subjekt politik në këto zgjedhje. Ambasadorët e shteteve të Kuintit kishin dalë me deklaratë të përbashkët rreth kësaj çështje.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen këtë të dielë, data 6 tetor. Ato do të monitorohen nga organizatat joqeveritare dhe nga misioni i Bashkimit Europian. Mbi 100 prokurorë të shtetit pritet të jenë në detyrë këtë të dielë në mënyrë që të sigurohen që gjithçka të shkojë në rregull.

Ky është postimi i plotë i tij: