Vushtrri, vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

  • 05 October 2019 - 13:11
Vushtrri, vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Dje në Vushtrri, në rrugën Mic Sokoli ka ndodhur një aksident trafiku ku një automjet ka goditur një këmbësor

Viktima ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në QKMF Vushtrri e më pas për tretman të mëtejme është dërguar në QKUK.

Ngasësi i cili e ka shkaktuar aksidentin ishte larguar nga vendi i ngjarjes, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)