Ky është apeli i ambasadorit amerikan ditën e zgjedhjeve

  • 06 October 2019 - 07:17
Ky është apeli i ambasadorit amerikan ditën e zgjedhjeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 dites së sotme.

Kosnett, kujtoi se sikurse SHBA edhe në Kosovë secila votë vlen.

“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen sot

(Kosova Sot Online)