Burra që rrahin gratë, për 24 orë tri raste në Kosovë

  • 06 October 2019 - 13:30
Burra që rrahin gratë, për 24 orë tri raste në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se vetëm dje në Kosovë janë arrestuar tre persona për dhunë në familje.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje,  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.

Rasti tjetër ndërkaq është raportuar poashtu në kryeqytet. Polica e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje një person e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në njoftim të policisë.

Rasti i tretë ndërkaq është raportuar në Komunën e Fushë Kosovës.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër k/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)