Flet profesori i njohur: Ja pse ekziston ende rreziku i ndarjes, Thaçi dhe Vuçiq po...

  • 07 October 2019 - 08:39
Flet profesori i njohur: Ja pse ekziston ende rreziku i ndarjes, Thaçi dhe Vuçiq po...

“Kuptohet dhe duhet thënë me gjithë fuqinë e argumentit se Kosova nuk e ka akoma një zë unik në këtë temë. Thaçi dhe Thaçat tjerë ende nuk kanë hequr dorë nga ndarja. Por, kam besim te votuesit se do ti dënojnë këtë herë përkrahësit e ndarjes së Kosovës. E them këtë sepse tërë çështja, koha e nënshkrimit dhe fuqia juridiko-politike e marrëveshjes, varen nga njohja e shtetit”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Emërimi i ambasadorit amerikan në Gjermani, diplomatit Richard Grenell për përfaqësues të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse nga shumica e analistëve politikë po shihet zhvillim pozitiv në favor të forcimit të pozitës së Kosovës, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se rreziku nga plani Thaçi-Vuçiq nuk është tejkaluar, veç se sa është bërë e ditur se tema e bisedimeve është serioze dhe nuk mundë të zgjidhjet pa ndërmjetësimin amerikan.

Image
Muhamet Kelmendi

“Emërimi i ambasadorit te SHBA-ve në Gjermani, në postin e Përfaqësuesit Special në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është edhe një e dhënë tjetër në drejtim të interesimit dhe të angazhimit të drejtpërdrejt të SHBA-ve në këtë çështje. Kjo tregon rendësin e problemit. Por, kjo na jep për të kuptuar se Kosova pas zgjedhjeve duhet të ketë qëndrime të qarta dhe të vepron në bazë të akteve juridiko-kushtetuese që i ka vendi’’, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, për të ardhur deri tek marrëveshja me Serbinë, duhet të arrihet njohja reciproke e shtetësisë, që sipas Kelmendit është akti i parë për të mundur pastaj të vazhdohet me problemet tjera, si me dëmet e luftës, kapja e kriminelëve dhe dënimi i tyre për dhunë e terror dhe për përdhunime, dhe gjetja e të zhdukurve si çështje me rëndësi.

“Pa njohje shtet, nuk mund të ecet në asnjë çështje. Nuk ka rëndësi ndonjë çështje terciare kundruall 1667 njerëzve shqiptar të varrosur në Serbi. Pa e pranuar Serbia realitetin e ri të krijuar në Kosovën shtet, marrëveshje nuk mundë të nënshkruhet. E kur mundë të nënshkruhet marrëveshja varet nga kriminelët e Beogradit, se sa ata e pranojnë realitetin në shtetësinë e Kosovës, dhe në përgjegjësin gjenocidiale”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo ana tjetër e rrezikut nga ndarja, sipas tij, nuk është eliminuar tërësisht, por kjo arrihet vetëm nëse ithtarët e këtij opsioni tani ndëshkohen me votë dhe mbeten jashtë qeverisë së re të Kosovës.

“Kuptohet dhe duhet thënë me gjithë fuqinë e argumentit se Kosova nuk e ka akoma një zë unik në këtë temë. Thaçi dhe Thaçat tjerë ende nuk kanë hequr dorë nga ndarja. Por, kam besim te votuesit se do ti dënojnë këtë herë përkrahësit e ndarjes së Kosovës. E them këtë sepse tërë çështja, koha e nënshkrimit dhe fuqia juridiko-politike e marrëveshjes, varen nga njohja e shtetit . Këtu qëndron e ardhmja e shteteve dhe e paqes në këtë anë të Evropës, në rajon”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)