Çfarë do të ndodhë tash? Ky është skenari që paralajmërohet

  • 07 October 2019 - 08:47
Çfarë do të ndodhë tash? Ky është skenari që paralajmërohet

“Nga ky moment partitë politike, përkatësisht kandidatët për kryeministra do t'i harrojnë premtimet dhe zotimet zgjedhore që iu dhanë para qytetarëve të vendit, edhe atë për zhveshjen tërësishme të Hashim Thaçit nga kompetenca e uzurpuara për përfaqësimin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, për ti marr mbi vete ato kompetenca kryeministri dhe qeveria, ashtu sikur u zotuan gjatë fushatës, për shkak të tentativës së deritanishme për marrëveshjen me shkëmbim territoresh në mes Thaçit dhe Vuqiqit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tani kur iku dita e madhe e 6 tetorit, kur asnjëra nga partitë politike dhe koalicionet nuk e arritën shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, sipas analistëve politikë radha iu erdhi koalicioneve pas zgjedhore dhe betejës për pushtet, moment i ri që do t’i bëjë partitë politike t’i harrojnë vijat e kuqe dhe shumë zotime tjera armiqësore.

Image
Florim Zeqa

“Nga ky moment partitë politike, përkatësisht kandidatët për kryeministra do t'i harrojnë premtimet dhe zotimet zgjedhore që iu dhanë para qytetarëve të vendit, edhe atë për zhveshjen tërësishme të Hashim Thaçit nga kompetenca e uzurpuara për përfaqësimin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, për ti marr mbi vete ato kompetenca kryeministri dhe qeveria, ashtu sikur u zotuan gjatë fushatës, për shkak të tentativës së deritanishme për marrëveshjen me shkëmbim territoresh në mes Thaçit dhe Vuqiqit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, qëllimi i agjendës pas zgjedhore do të jetë formimi i shpejtë i qeverisë së re dhe fillimi i bisedimeve me Serbinë.

“Tani më po shihet ashiqare që faktori ndërkombëtar po nxiton për rifillimin e këtij procesi dhe mbylljen sa më shpejtë të bisedimeve me marrëveshje të arritur mes palëve që duhet të nënshkruhet para se të shpallen zgjedhjet në Serbi, të paralajmëruar për pranverën e vitit që vjen. E për kandidatët për kryeministra do të jetë tepër sfiduese ta refuzojnë ofertën e bashkësisë ndërkombëtare, e në veçanti të SHBA-ve, garantuesit më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Kur jemi në këtë kontekst, partitë politike dhe kandidatët për kryeministra nuk duhet harruar edhe një fakt, edhe pse konstalacioni i forcave politike dhe ushtarake mes fuqive të mëdha botërore është i njëjtë, nuk i kanë të njëjta qëndrimet ndaj shtetit tonë. Sikurse që nuk është i njëjtë as qëndrimi i SHBA-ve në raport me dialogun Kosove-Serbi, më shumë për shkak të ndryshimit të qasjes se lidershipit kosovar në raport me Serbinë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

“Gatishmëria e kreut të shtetit tonë për kompromise të reja me Serbinë, gjegjësisht iniciativa e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë i ka venë në lajthitje të madhe edhe miqtë më të përkushtuar të vendit tonë siç janë: SHBA-të, Gjermania, Britania e madhe, etj, dhe në këtë situatë, vetëm mbajtja e premtimeve elektorale e partive opozitare për zhveshjen e mandatit të uzurpuar të Hashim Thaçit në dialog me Serbinë, mund ta bëjë kthesën e madhe në dialog dhe në raport me miqtë tradicional të vendit tonë”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)