Vjen paralajmërimi për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Ja beteja e rëndë që i pret...

  • 08 October 2019 - 17:46
Vjen paralajmërimi për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Ja beteja e rëndë që i pret...

“Tani Vetëvendosje duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Përvoja me Shpendin dhe ”rojën e urës “ Dardan Molliqajn e të tjerët i ka treguar që sa e ëmbël është paraja dhe sa lehtë njerëzit mundë të devijojnë gjatë të qenurit njeri me përgjegjësi shtetërore. Si rrjedhoje, unë i sugjeroj Albin Kurtit që të bëj një profil psikologjik për secilin individ para se ta vendos në ndonjë pozitë me përgjegjësi në vend. Kështu bëjnë shtetet e forta e kështu duhet të bëjmë edhe ne. Njerëzit lakmitar, të luhatshëm e frikacak nuk duhet të vendosen në pozita shtetërore”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Duke parë që numërimi i votave dhe publikimi në vazhdim i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit po shkon drejtë fundit, analistët politikë konsiderojnë se fitues final i këtyre zgjedhjeve është blloku opozitar Vetëvendosje-LDK, e që do të duhet ta formojë qeverinë e re, pa shikuar anash interesat e ngushta politike, por ato të shtetit dhe të qytetarit.

Madje, sipas analistit Hysni Aliu, është pozitive që në qeverinë qendrore të ngjitet një subjekt i ri politik, që nuk është sprovuar deri më tani, por që me premtime dhe veprime kundërshtuese ndaj qeverisjes së kriminalizuar të partive të deritanishme, arriti ta fiton besimin qytetar në shumicë.

Image
Hysni Aliu

“Fitorja e Vetëvendosjes është një fitore e madhe e demokracisë ndaj krimit të organizuar që ka ndrydhur shtetin tonë qe 20 vite. Albin Kurti ka treguar që është njeri largpamës, realist dhe i qëndrueshëm në mbrojtjen e të drejtës së popullit të vet. Populli ynë ka të drejtë të festoj. Ata që e kanë quajtur VV-në të dhunshme, kanë gabuar, sepse pikërisht VV-ja ka qenë ajo që me anëtarët e vet dhanë jetën në liri për ta mbrojtur shtetin tonë nga shkatërrimi që i kanosej. Kurrë nuk i kam quajtur ato demonstrata të dhunshme, por i kam quajtur luftë për të mbrojtur shtetin nga po ata që luftuan për këtë shtet në mënyrë që të shndërrohen në shkatërrues të po atij shteti”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Aliu rikujton se si populli e ka të freskët pazarin mashtrues që ish partitë në pushtet e bënë me marrëveshjet e Brukselit, gjithnjë në dëm të Kosovës, prandaj qytetarët u mbështetën tek kjo alternativë e re që tani paraqet VV-ja si parti që po prin me rezultat zgjedhor. 

“Asnjëherë ky popull nuk do ti harroj marrëveshjet e Brukselit ku u shkel kushtetuta me të dy këmbët dhe marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi ku u fal toka e Kosovës. Po ata që e falën Thaçi dhe Isa, betoheshin që me as një e germë nuk u shkel kjo kushtetutë e as si humb territori i vendit. Kam thënë që armiku i brendshëm është me qindra herë më i rrezikshëm se armiku i jashtëm, dhe këto parti që i imponuan Kosovës diktaturën moderne tani e morën përgjigjen nga populli sepse këtë popull nuk mundi ta blej as kral as mbret, e as Hashimi e as Ramushi”, tha Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Aliu i tërheq vërejtjen Vetëvendosjes që t’i mbaj radhët e veta të pastra dhe të drejta, pasi që paraprakisht veç është pastruar me daljen nga ky subjekt politik të Shpend Ahmetit dhe grupit të tij prej rebelësh të inkriminuar.

“Tani Vetëvendosje duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Përvoja me Shpendin dhe ”rojën e urës “ Dardan Molliqajn e të tjerët i ka treguar që sa e ëmbël është paraja dhe sa lehtë njerëzit mundë të devijojnë gjatë të qenurit njeri me përgjegjësi shtetërore. Si rrjedhoje, unë i sugjeroj Albin Kurtit që të bëj një profil psikologjik për secilin individ para se ta vendos në ndonjë pozitë me përgjegjësi në vend. Kështu bëjnë shtetet e forta e kështu duhet të bëjmë edhe ne. Njerëzit lakmitar, të luhatshëm e frikacak nuk duhet të vendosen në pozita shtetërore. Njerëzit që munden me qen të shantazhuar si pasoj e të kaluarës së tyre nuk guxojnë të vendosen në pozita udhëheqëse. Vetëvendosja duhet të kërkoj edhe nga LDK ja të bëj të njëjtën gjë nëse dëshiron të jetë pjesë e një qeverisje të pastër”, shtoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas tij, VV-ja duhet ta di që e pret një betejë e vështirë edhe në arenën ndërkombëtare që ndërlidhet me bisedimet me Serbinë, dhe si rrjedhojë duhet t’i merr afër vetes njerëzit me ekspertizë për negociata, njerëz që e dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë.

“Duhet të thithen edhe kapacitetet intelektuale nga jashtë vendit, në mënyrë që edhe profesionalisht të jemi në nivel të Evropë. Duhet të ndodhë koalicioni mes LDK-së dh Vetëvendosjes pa kushte, nëse LDK e mbanë fjalën dhe nuk bëhet sherr pozita e kryeministrit, por i lihet partisë fituese, cila do qoftë në finale të rezultatit përfundimtar, VV apo LDK, dhe anasjelltas. Një koalicion me LDK-në do të ishte mrekulli, megjithëse unë frikohem që nuk do arrihet si pasoj e shumë aspekteve që ndikojnë në këtë çështje, dhe si rrjedhojë PDK-j do të jetë sërish në pushtet me VV- në. LDK duhet të largohet nga mendësia e posteve kryesore (kryeministrit) edhe pse del e dyta, sepse kjo mendësi i ka kushtuar Kosovës shumë, dhe unë mendoj që LDK është bashkëfajtore për dështimin e Kosovës pothuajse sa edhe partitë e luftës, andaj shpresoj të ndërgjegjësohen kësaj here”, tha për fund, analisti politik, doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)