Debakli i rëndë në zgjedhje, kërkohet ndëshkimi i radhës për Shpend Jahtin

  • 09 October 2019 - 07:47
Debakli i rëndë në zgjedhje, kërkohet ndëshkimi i radhës për Shpend Jahtin

“Verdikti i popullit, jo vetëm se ishte një tronditje e rëndë për Shpend Jahtin, por edhe një dëshmi se z. Ahmeti nuk ka më legjitimitet që ta udhëheq Prishtinën, ndaj do duhej që ai urgjentisht të shkarkohet dhe organizohen zgjedhje të lira edhe për kryeqytetin e Kosovës, pasi që ndëshkimi të cilin e mori nga votuesit dhe fitorja e VV-s, në zgjedhje mund të jenë edhe fundi politik i Shpend Ahmetit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse në pozitën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit duke shënuar një rezultat skandaloz, së bashku me klikën e tij.

Image
Gani Qarri

Sipas raportimeve për rezultatin e votave në Prishtinë. Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, së bashku me AAK-në në kryeqytet kanë marrë vetëm 7167 vota.

Analistët politikë theksojnë se ishte i pritshëm ky rezultat skandaloz i kryetarit, Shpend Ahmeti në listën e AAK-së, dhe në cilën do listë që do të kandidonte në këto zgjedhje, sepse arsyeja e këtij rezultati është dështimi i plotë për ta qeverisur dhe zhvilluar Prishtinën, ashtu sikur që pati premtuar në mandatin e parë dhe në të dytin.

Sipas analistëve, për shkak të mashtrimit të madh me qytetarët dhe hajnisë së grupit të tij, jo vetëm prishtinasit por tërë Kosova i dha një kartoni të kuq kryetarit, Shpend Ahmeti dhe klikës së tij me Dardan Sejdiun e shumë të tjerë, edhe atë pas 6 vitesh zhvatjesh, hajnive dhe krimit të organizuar në komunën e Prishtinës, pas një pritje tepër të gjatë, që nuk rezultoi me ndryshime pozitive.

Kështu e vlerëson dështimin dhe ndëshkimin për vdekje në politikë të Shpend Ahmetit, analisti politik, Gani Qarri i cili kërkon edhe shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetar të Prishtinës.

“Fatmirësisht,me gjithë pritjen tejet të gjatë, kësaj radhe, erdhi përfundimisht dënimi i merituar nga votuesi kosovar, për secilën parti dhe politikan të kriminalizuar, një dënim në masë dhe i përgjithshëm e shembullor, që nuk përjashtoi nga ndëshkimi i shumëpritur, asnjë subjekt dhe politik bërës të inkriminuar. Prandaj,natyrisht që ishte i pritshëm edhe ky rezultat skandaloz i Shpend Ahmetit,të cilit prishtinasit dhe tërë Kosova i dhanë kartonin e kuq, si kryetarit Ahmeti ashtu edhe klikës se tij me Dardan Sejdiun e shumë të tjerë, edhe atë pas 6 vitesh të zhvatjesh, hajnive dhe krimit të organizuar në komunën e Prishtinës”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri thotë se fitorja e madhe e VV-së në Prishtinë dhe dështimi i Shpend Ahmetit, është një deklasim i rëndë, që ndërlidhet me abuzimin e detyrës së tij zyrtare si kryetar komune me korrupsion, prandaj është koha që të veprojë prokuroria, kurse e rrugës do të ishte edhe dorëheqja nga ajo pozitë ose gjetja e mënyrës ligjore për shkarkim.

“Ndërsa tani, sidomos pas marrjes së shumicës së votave nga VV, Shpend Ahmeti dhe klika e tij, jo vetëm se u deklasuan rende nga prishtinasit dhe tërë Kosova, por pritet që me prioritet edhe prokuroria të detyrohet ti hap dosjet e krimit te organizuar, sidomos kur kanë për protagonist Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe klikën e tyre të lidhur me mafien e ndërtimit në Prishtinë, dosje këto të mbyllura gjatë, në sirtarët e të ashtuquajturës prokurori special”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që mos veprimi i deritanishëm i prokurorisë për hapjen e dosjeve kundër Shpend Ahmetit, lidhet me mbrojtjen e fuqishme që ka pasur ky nga krimi i organizuar dhe nëntoka, por që tani u ndëshkua nga populli.

“Megjithëse Shpend Ahmeti dhe klika e tij deri më tani u mbrojtën nga nëntoka kriminale, më 6 tetor, qytetarët i dhanë goditjen vdekjeprurëse politike, duke ia bërë me dije që ta harroj politiken, sepse nuk ka shans që të votohet sërish nga qytetaret. Verdikti i popullit, jo vetëm se ishte një tronditje e rëndë për Shpend Jahtin, por edhe një dëshmi se z. Ahmeti nuk ka më legjitimitet që ta udhëheq Prishtinën, ndaj do duhej që ai urgjentisht të shkarkohet dhe organizohen zgjedhje të lira edhe për kryeqytetin e Kosovës, pasi që ndëshkimi të cilin e mori nga votuesit dhe fitorja e VV-s, në zgjedhje mund të jenë edhe fundi politik i Shpend Ahmetit”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)