Arrestohet burri se dhunoi bashkëjetuesen, por në pranga përfundoi edhe gruaja, ja pse

  • 09 October 2019 - 10:27
Arrestohet burri se dhunoi bashkëjetuesen, por në pranga përfundoi edhe gruaja, ja pse

Nje çift qe bashkejetonin perfunduan ne pranga. Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar shtetasin  R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Por, edhe kjo e fundit e ka pare veten ne pranga, pasi gjate kontrollit policia i ka gjetur armë qe e mbante pa leje.

NJOFTIMI 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Image

(Kosova Sot Online)