Kurti tregon çfarë raporte ka me Thaçin dhe si do të sillet me të si kryeministër

  • 09 tetor 2019 - 22:35
Kurti tregon çfarë raporte ka me Thaçin dhe si do të sillet me të si kryeministër

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka fituar zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare, ka treguar se çfarë raporte ka me presidentin Hashim Thaçi dhe se si do të sillet me të, nëse bëhet kryeministër.

Kurti përgjigjet se raportet me Thaçin i ka të mira, sepse në fakt ato nuk ekzistojnë, kur pyetet për marrëdhëniet me të parin e shtetit.

“Raportet janë të mira sepse ato nuk ekzistojnë. Ato do të ekzistojnë sepse ai do të ma japë mandatin mua dhe, është koha që edhe ai të bëjë ndonjë gjë të mirë”, ka thënë lideri i VV’së.

Ai thotë se me Thaçin do të ketë raporte siç kanë krerët e shtetit, por pret që president të mos e përfundoj mëndatin që e ka deri në vitin 2021.

“Do të jenë raporte të kryeministrit me presidentit, ku mandati im do të jetë 4 vjet e i tij është edhe dy vjet. Dhe siç hoqi dorë nga kryeministria në vitin 2014 mbase është koha që mbase të mos e cojë mandatin deri në fund”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)