Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë

  • 10 October 2019 - 07:57
Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë

Mbahet Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar i shkencave shëndetësore, organizuar nga Kolegji Heimerer. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, Policia e Kosovës organizon ceremoni solemne. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, salla e basketbollit, ora 10:00)

Instituti GAP prezanton raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”. (Zyrat e Institutit GAP, ora 10:30)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takon aktorët profesionistë të qytetit të Prizrenit. (Ora 13:30)

Mbahet konferencë lidhur me organizimin e edicionit të parë të ngjarjes “Nuit Blanche” (Nata e Bardhë). (Shtëpinë e Bardhë, Prizren, ora 14:00)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, viziton bizneset prodhuese në Prizren. (Ora 15:30)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, viziton gratë e Krushës. (Ora 17:30)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takohet me qytetarë dhe strukturat e Degës së III-të të LDK-së në Prishtinë. (Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë, ora 18:00)

(Kosova Sot Online)