E rrah të dashurën e bën për spital, kështu e pësoi prishtinasi
Mbrëmë pas mesnatës një person ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Mbrëmë pas mesnatës në rrugë “Johan V. Han” në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se me forcë e ka marrë të dashurën e tij dhe e ka futur në një taksi e më pas e ka sulmuar edhe fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Siç njofton policia, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe i është dhënë ndihmë mjekësore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)