Me lot në sy, Shpend Ahmeti pranon dështimin spektakolar në zgjedhje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti ka uruar mes lotësh kundërshtarët e tij pasi po e humb keq kryeqytetin e Kosovës.
Me lot në sy, Ahmeti ka thënë se edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë të qarta.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.
(Kosova Sot Online)