PDK u mposht në bastionin e saj, kaq vota morën kandidatët në Kaçanik

  • 11 October 2019 - 16:17
PDK u mposht në bastionin e saj, kaq vota morën kandidatët në Kaçanik

Për herë të parë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme PDK ka humbur edhe bastionin e saj në Kaçanik, komunën në të cilën udhëheq prej pas luftës. Media ka siguruar votat që kanë marrë kandidatët për deputet nga Partia Demokratike në këtë komunë.

I pari i PDK-së në Kaçanik ka arritur të marrë 4047 bota, derisa, një numër të madh të votave e ka marrë edhe kandidati për deputet nga Ferizaj, Elmi Reçica.

Dy kandidatët e Kacanikut për deputete, Kosovare Murseli dhe Bahri Selimi kanë marrë nga më shumë se 3 mijë vota secili.

Kacaniku që ndryshe njihet si bastion i PDK-së, në zgjedhjet e këtij viti e nxorri partinë e Kadri Veselit të dytën me votë, pasi që Lëvizja Vetëvendosje doli si parti e parë.

PDK ka marrë në Kaçanik 4725 vota apo 32.31%.

(Kosova Sot Online)