Kandidati i PDK’së për deputet: Rusët kanë mundur të ndikojnë në zgjedhjet në Kosovë

  • 11 October 2019 - 23:25
Kandidati i PDK’së për deputet: Rusët kanë mundur të ndikojnë në zgjedhjet në Kosovë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka përmendur mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 6 tetorit.

Berisha ka thënë se Rusia ka ndikim përmes Turqisë dhe Serbisë në rajon.

“Është ky influencim rus, por jo i drejtpërdrejtë, por përmes Turqisë dhe Serbisë… por ne jemi dëshmitar të gjithë këtu se BE-ja ka miratuar një buxhet të veçantë pikërisht rreth kësaj teme për influencimin rus në rajon”, ka thënë ai.

“Kanë probleme edhe ata vetë. Edhe të jeni të sigurt se e njëjta gjë po komprementohet, që sa ditë janë këto zgjedhjet në Kosovë, influencimi i tyre edhe në zgjedhjet në Kosovë…”, është shprehur Berisha.

(Kosova Sot Online)