Vjedhin çantën, arrestohen dy persona

  • 12 October 2019 - 15:03
Vjedhin çantën, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit nga viktima femër, shtetase e Amerikës kishin vjedhur çantën e saj.

Sipas Policisë, njëri nga të arrestuarit është i moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)