Detajet: 9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Klinikën Infektive të QKUK-së

  • 13 October 2019 - 13:26
Detajet: 9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Klinikën Infektive të QKUK-së

Prokurori Special shkon në vendin ku u helmuan 26 zyrtarët

Prokurorët Special të Prokruroisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se u helmuan 26 zyrtarë të angazhuar nga KQZ në procesin e verifikimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës saktësisht nga Serbia. Zyrtarët kanë pësuar alergji pas kontaktit me këto zarfe.

E me rastin, tashmë sic duket po merret edhe Prokuroria Speciale e Kosovës. Një prokuror i specializuar ëhstë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka deklarua  Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Një prokuror i Prokurorisë Speciale ka dal në vendin e ngjarjes në QNR”, i ka thënë shkurt Gazetës Lutfiu.

Disa anëtar të KQZ-së janë paraqitur afër QNR-së, ku u helmuan 26 zyrtarë nga kundërmimi i zarfeve të votave nga Serbia.

Policia nuk i ka lejuar ata që të shkojnë tek vendi ku ka ndodhur rasti për shkaqe sigurie.

Për momentin i gjithë vendi është izoluar dhe Policia ka rritur numrin e forcave policore.

***********************

Para pak minutave me atoambulanca kanë mbërritur në Klinikën Infektive të QKUK’së, 9 nga 26-zyrtarët e shtetit të cilat dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota nga Serbia në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Ata po trajtohen në Infektivë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Këta pacientë tashmë i janë nënshtruar kontrolleve nga infektologët e QKUK’së.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajthen”, ka thënë drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Ndërkohë policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

E ndërkohë, me gjithë rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka nisur hetimet.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha. 

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Megjithëkëtë janë 26 zyrtarë të shtetit që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve që kanë qenë të pranishëm në kohën kur janë hapur pesë kutitë me zarfe të ardhura nga serbia e që kanë pasur votat e serbëve që i kanë dhënë për zgjehdjet e fundit në Kosovë.

Për këtë rast ka folur edhe  Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

Policia dhe ekipet e tjera në vendin e ngjarjes

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit.

(Kosova Sot Online)