Shkon në 23 numri i viktimave të tajfunit në Japoni

  • 13 October 2019 - 13:55
Shkon në 23 numri i viktimave të tajfunit në Japoni

Japonia ka dërguar mijëra ushtarë dhe punëtorë të ekipeve të shpëtimit për t’i shpëtuar banorët e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga njëri nga tajfunet më të fuqishme që e ka goditur këtë vend në dekadat e fundit.

“Tajfuni i madh ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në pjesën lindore të Japonisë”, tha zëdhënësi qeveritar, Yoshihide Suga, duke shtuar se 27 mijë ushtarë janë angazhuar për të kryer operacione të kërkimit dhe shpëtimit të njerëzve të prekur nga vërshimet.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, e thirri një takim emergjent me ministrat dhe e dërgoi ministrin përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive në zonat e prekura. Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se qeveria është duke punuar për t’i mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Sipas të dhënave të paraqitura nga zëdhënësi i qeverisë, rreth 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me ujë, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)