Akuza e rëndë ndaj Shpend Ahmetit: PSD do të shuhet, tradhtarët gjithmonë...

  • 13 October 2019 - 19:55
Akuza e rëndë ndaj Shpend Ahmetit: PSD do të shuhet, tradhtarët gjithmonë...

Shpend Ahmeti në këto zgjedhje ka pësuar debakël të madh, ku nga të gjithë kandidatët e PSD-së që ishin në listën zgjedhore në koalicion me AAK-në, vetëm një ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. E për këtë humbje, Ahmeti po tenton që për humbjen e tij, ta fajësojë Ramush Haradinaj.

Sipas analistëve, ky debakël që e pësoi Ahmeti, është si rezultat se si ka udhëhequr në Prishtinë.

Ata thonë se PSD edhe mund të shkojë drejt shuarjes, pasi që asnjë nga kandidatët e kësaj partie nuk kanë mundur të marrin vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

E lidhur me debaklin e Ahmetit, për “Kosova Sot Online” ka folur politologu dhe analisti, Faik Krasniqi.

"Humbësit gjithmonë gjejnë arsye dhe fajtorin kur humbin. Tradhtarët gjithmonë e pësojnë keq. Shpend Ahmeti me grupin e tij dolën nga Vetëvendosje në mënyrën me të poshtër", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, ata e shfrytëzuan Lëvizjen Vetëvendosje për tu bërë deputet dhe Ahmeti për tu bërë edhe një herë kryetar i Prishtinës.

"Por çdo tradhti kthehet bumerang, PSD e ka ditur që AAK ka qenë në Qeverinë e PAN-it. Sikur të mos pësonin debakël, Ahmeti nuk do të bënte akuza te tilla. Një parti jashtë parlamentit është vështirë të mbijetojë, dhe jam mëse i bindur që do të shuhet!", ka përfunduar Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)