Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kush është 16-vjeçarja shqiptare që mbajti fjalim në PE dhe çfarë tha para ministrave evropianë

  • 14 October 2019 - 08:12
Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kush është 16-vjeçarja shqiptare që mbajti fjalim në PE dhe çfarë tha para ministrave evropianë

Disa ditë më parë një 16-vjeçare shqiptare na bëri të gjithëve krenarë teksa mbajti një fjalim tepër dinjitoz në Parlamentin Europian.

Është fjala për Rea Sylejmanin nga Kosova, e cila paraqiti problemet për dhunën dhe diskriminim gjinor përpara të gjithë euro-deputetëve. Sipas saj, me fjalimin që bëri, ajo nuk përfaqësoi vetëm Kosovën.

“Kam folur para disa ministrave të Parlamentit dhe kam dhënë fjalimin mbi dhunën dhe diskriminim e vajzave në botë”

16-vjeçarja ka folur edhe për një mangësi në sistemet arsimor. Sipas saj kjo i ka dhënë një përshtypje të mirë ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

(Kosova Sot Online)