Arrestohen dy persona, organizonin skema piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm

  • 14 October 2019 - 11:37
Arrestohen dy persona, organizonin skema piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Deçan pasi që dyshohet se kishin punuar-zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive.

Përveç dy të dyshuarve në një lokal janë hasur edhe pesë persona klientë.

Njësiti përkatës i policisë me këtë rast ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër të konsiderueshëm të tiketave të shtypura për lojtarë të ndryshëm.

Ndërkaq policia thekson se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorë komunalë, të cilët kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë punuar – zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive. Përveç të dyshuarit në atë lokal janë hasur edhe pesë persona- klientë. Njësiti përkatës i Policisë ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të shtypura për lojëra të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, të cilët e kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online )