Fjalët e para të Vasfijes për gruan që sot dorëzoi kallëzim penal për dhunimin në luftë

  • 14 October 2019 - 13:43
Fjalët e para të Vasfijes për gruan që sot dorëzoi kallëzim penal për dhunimin në luftë

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftë e cila kishte rrëfyer publikisht tmerrin që i kishte ndodhur 20 vjet më parë, Vasfije Krasniqi Goodman, përmes një postimi në Facebook ka mbështetur të mbijetuarën tjetër, Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e cila sot dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për Krime të Luftës.

Krasniqi-Goodman ka mbështetur Shyhrete Tahiri-Sylejmanin duke thënë se drejtësia do të vijë për të gjithë, ndërsa përkrahja e saj dhe e familjes nuk do t’i mungojë asnjëherë Tahiri-Sylejmanit.

Ajo më tej e quan trimëreshë Shyhrete Tahiri-Sylejmanin

Postimi i plotë i Krasniqi-Goodman:

#MeShyhretin
Drejtësi Për Të Gjithë
E dashur Shyhrete do ta kesh prekrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimresha ime! ë

(Kosova Sot Online)