Ankohen nga Lista Serbe: Petroviq gënjeu kur tha se na kanë votuar shqiptarët

  • 14 October 2019 - 15:05
Ankohen nga Lista Serbe: Petroviq gënjeu kur tha se na kanë votuar shqiptarët

Lista Serbe ka thënë se politikani serb nga Kosovë, Sllobodan Petroviq po gënjen dhe po vjell vrer mbi ta.

Ata u janë përgjigjur liderit të Partisë së Pavarur Liberale duke mohuar akuzat e tij se janë votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe në zonat e banuara vetëm me shqiptarë, shkruan Tanjug.

“Është thjeshtë e pabesueshme se si Sllobodan Petroviq nuk mund të thotë disa fjali pa u futur në gënjeshtra, të cilat vërtetë tregojnë më shumë për atë që flet”.

“Në këtë rast Lista Serbe dhe serbët që kanë votuar në zgjedhjet e 6 tetorit e kanë dërguar atë në mënyrë demokratike, ligjore dhe të drejtë në plehrat e historisë politike”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)