Si ndodhi vrasja që tronditi Kavajën, dinamikën e tregon me detaje Marsida Qatja

  • 14 October 2019 - 22:26
Si ndodhi vrasja që tronditi Kavajën, dinamikën e tregon me detaje Marsida Qatja

Marsida Qatja ka rrëfyer për emisionin “Open” në Top Channel dinamikën, sipas saj, të ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toci, shef i Sigurisë në burgun e Durrësit.

Për ngjarjen e ndodhur më 10 tetor, Marsida tregon se ndodhej në banesë me djalin e saj dhe dy persona të tjerë, Tocin dhe Xhulio Biturkun.

“Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Futet shikon Xhulion dhe i thotë me ty kam punë mbrapa. Kthehet dhe qëllon Bledarin. Ishte me uniformë që ta bënte gjënë më serioze. Mesa pashë unë, Bledari mori dy plumba.

Dritanit i ngeci arma. Nëse s’do i ecte arma do kishim vdekur të gjithë. Desha ta nxerr jashtë por Bledari u ngrit dhe e qëlloi. Doja që të ikte se s’do njoftonim as policinë dhe asgjë. Unë po e shtyja që të dilte. Bledari iku në spital. Këtu ishte edhe fëmija im 2-vjeçare. Dy të mëdhenjtë nuk ishin sepse u kishte ardhur halla dhe ishin tek ajo,”-tha Marsida.

Fillmisht Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me Marsidën ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin.

Në video, Marsida rrëfen pjesën tjetër të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)