Haradinaj: Kombëtarja e krenarisë edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit

  • 14 October 2019 - 22:48
Haradinaj: Kombëtarja e krenarisë edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit

Pas fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi, kryeministri Ramush Haradinaj i ka falënderuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kombëtarja edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit.

“Faleminderit Luanët e Dardanisë!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Përtej çdo përshkrimi! Kombëtarja e krenarisë edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit! Faleminderit Luanët e Dardanisë! RH

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, October 14, 2019

(Kosova Sot Online)