Nën kërcënim të thikës ia marrin parat dhe ikin

  • 15 October 2019 - 13:27
Nën kërcënim të thikës ia marrin parat dhe ikin

Dy persona nën kërcënimin e thikës, ia kanë marr parat që kishte një kaçanikasi mëngjesin e së hënës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Derisa me rastin po merren policia 

Policia njofton se në Kaçanik me 14.10.2019 në orën 04:00, viktima ka raportuar se nën kërcënim të thikës dy persona të dyshuar ia kanë marrë disa para të gatshme dhe më pas janë larguar me një veturë. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti vazhdon të hetohet si grabitje.

(Kosova Sot Online)