Klinika Infektive për zarfat me vota nga Serbia: Rezultatet e marra përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjensi infektiv

  • 15 October 2019 - 13:55
Klinika Infektive për zarfat me vota nga Serbia: Rezultatet e marra përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjensi infektiv

Doktoresha e Klinkës Infektive në Prishtinë në një konferencë për media, ka thënë se rezultatet që i kanë marrë nga institui i biokomisë, rreth zarfave të ardhur me vota nga Serbia, kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë agjensi infektiv.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtim që është një pyetje një sëmundje infektive.Të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga instituti biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjensi infektiv”, ka thënë ajo.

Tutje ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë dhe se janë duke shqyrtuar lirimin e tyre për në shtëpi.

“Ne sikur edhe dje, edhe sot në klinikën infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë. Kur ta shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë për në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë, është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)