Nesër nis numërimi i votave me postë

  • 15 tetor 2019 - 18:39
Nesër nis numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të mërkurën prej orës 10.00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.

Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind.

PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa  koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.

(Kosova Sot Online)