Numërohet një pjesë e votave të diasporës, ja rezultati...

  • 16 October 2019 - 13:41
Numërohet një pjesë e votave të diasporës, ja rezultati...

Në Qendrën e Numërimit të votave janë duke u numëruar votat që kanë ardhur me postë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Deri në orën 12:55 janë numëruar 1 mijë e 836 vota nga diaspora.

Nga këto vota, prin Lëvizja Vetëvendosje me 712 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 370 vota dhe Partia Demokratike e Kosovës me 365 vota.

Nisma Socialdemokrate ka marrë 152 vota ndërsa koalicioni AAK-PSD 216 vota.

(Kosova Sot Online)