Shqiptarët, populli më i uritur në Evropë

  • 16 October 2019 - 15:03
Shqiptarët, populli më i uritur në Evropë

“Indeksi Global i Urisë 2019” e rendit Shqipërinë në vendin e 28-të ndër 117 shtete, nga vendi i 53-të që ishte vitin e kaluar.

Progresi në një vit është i ndjeshëm, jo vetëm krahasuar me të tjerët, duke ngjitur goxha vende në renditje, por edhe krahasuar me veten, duke fituar pikë në indeksin e përgjithshëm.

Por, pavarësisht progresit të ndjeshëm në renditje krahasuar me një vit më parë, në rajon pozitat nuk duken aspak të mira, raporton “scan”.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Madje, vendi ynë vijon të mbetet më i urituri në Europë, edhe në renditjen e këtij viti. Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet në zhvillim, dhe jo vendet e zhvilluara. Tre nën-indikatorët kyç mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve.

Të dhënat e raportit global të urisë 2019 tregojnë se 6.2% e popullsisë në vendin tonë është e keq ushqyer. Kjo përqindje, në harkun e 2 dekadave të fundit është përmirësuar vetëm minimalisht, me 1 pikë përqindje. Norma e fëmijëve të keq-zhvilluar, nën 5 vjeç ndërkohë, ka rënë ndjeshëm, në 11.2%. Në vitet 2000 fiksohej në rreth 40%, ndërsa në periudhën 2008-2012 në rreth 23%.

(Kosova Sot Online)