Demir Limaj shkarkohet nga pozita e lartë në Telekom

  • 16 October 2019 - 15:26
Demir Limaj shkarkohet nga pozita e lartë në Telekom

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka shkarkuar nga puna zëvendës drejtorë dhe menaxherë të lartë në këtë kompani për shkak të performancës së dobët dhe konfliktit të interesit

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, për medien  ka konfirmuar shkarkimet, duke thënë se Demir Limaj është shkarkuar për shkak se është angazhuar profesor në një prej universiteteve publike, ndërsa të tjerët për shkak të performancës së dobët.

Istrefi theksoi se kanë shkarkuar zëvendës drejtorë dhe menaxherë të lartë, por sipas tij, pritet ende që të ketë shkarkime të tjera. 

Përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shabani.

Demir Limaj është vëllai i Fatmir Limajt. Partia e këtij të fundit në bazë të numërimeve të deritanishme të votave nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

NISMA e Limajt ka qenë në koalicion parazgjedhor me AKR’në dhe PD’në, koalicion ky i cili në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit mori 39 mijë e 495 vota  apo 4.96 për qind.

(Kosova Sot Online )