Numërohen mbi 9500 vota të diasporës, ky është rezultati

  • 16 October 2019 - 20:07
Numërohen mbi 9500 vota të diasporës, ky është rezultati

Tanimë janë numëruar mbi 9 mijë e 500 vota të ardhura nga jashtë Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 4905 vota, e ndjekur nga LDK’ja që ka marrë 1680 dhe PDK’ja me 1612 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 604 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 477 vota.

Ndryshe janë 13941 vota gjithsej të vlefshme nga diaspora. Kështu pra nuk pritet të ndodhë një përmbysje në rezultatin përfundimtar marrë parasysh votat deri më tani.

Image

(Kosova Sot Online)