Paralajmërimi i frikshëm: Ja pse do të tronditet Kosova

  • 17 October 2019 - 07:37
Paralajmërimi i frikshëm: Ja pse do të tronditet Kosova

“Është reale të pritet se ngritja e akuzave dhe arrestimi i të akuzuarve do ta tronditin skenën politike, pasi që do të goditën politikan të nivelit të lartë. Arrestimin e tyre do të bënë policia e Kosovës me asistimin edhe të njësiteve të policisë së EULEX-it, dhe nuk pres ndonjë rezistencë nga të akuzuarit për t'iu shmangur arrestimit apo drejtësisë", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Gjykata Speciale po vazhdon të "trokasë" në dyert e ish-ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtij muaji kanë marrë ftesa 24 prej tyre, e ku numri që janë të ftuar nga Specialja deri më tani shkon në mbi 100.

Ndërsa, nga Organizatën e Veteranëve të UÇK-së kanë thënë se gjatë tetorit dhe nëntorit do të ngrihen aktakuzat e para, e po ashtu kanë paralajmëruar edhe disa arrestime.

Image
Nexhat Haziri

E lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri tha se paralajmërimet për ngritje akuzash dhe arrestime nga Gjykata Speciale, janë një sinjal që kjo Gjykatë do të përmbush misionin e saj.

"Gjykata padyshim se përbën një lajm të mirë për opinionin në Kosovë, pasi që do të filloj një proces aq shumë i nevojshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj, siç është vënia e drejtësisë në vend. E them këtë për arsyeje se kjo gjykatë ka trajtuar edhe vrasjet politike në Kosovë dhe krimet e tjera që janë bërë gjatë periudhës së luftës por edhe pas", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, këtë proces duhet kuptuar në mënyrën më pozitive si një ballafaqim të Kosovës me vetveten.

"Ballafaqim më një pjesë të errët të kaluarës tonë të afërt që natyrisht përpos të tjerave do të mundësoj edhe kpuetjen e zinxhirit të krimit të organizuar, dekirminalizimin e skenës politike pasi shumë nga të akuzuarit janë njerëz të fortë të politikës të cilët duke u thirrur në merita të luftës kanë ndërtuar një sistem kriminal në të gjitha institucionet e vendit", shtoi ai.

Tutje, ai tha se aktakuzat që do të ngritën do të ketë tronditje politike në Kosovë.

"Po ashtu është reale të pritet se ngritja e akuzave dhe arrestimi i të akuzuarve do ta tronditin skenën politike, pasi që do të goditën politikan të nivelit të lartë. Arrestimin e tyre do të bënë policia e Kosovës me asistimin edhe të njësiteve të policisë së EULEX-it, dhe nuk pres ndonjë rezistencë nga të akuzuarit për t'iu shmangur arrestimit apo drejtësisë. Andaj këto paralajmërime nga Gjykata Speciale për ngritje akuzash dhe arrestimi rrisnin besimin e qytetarëve te kjo Gjykatë", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)