‘Goditje’ e rëndë për Kosovën: Ky është debakli i radhës...

  • 17 October 2019 - 07:42
‘Goditje’ e rëndë për Kosovën: Ky është debakli i radhës...

“Prej pavarësisë së shtetit të Kosovës e deri më tash asnjëherë në postin e ministrit të MPB-së nuk është i emëruar një njohës apo profesionalist i kësaj fushe, prandaj si dëshmi e kemi kështu edhe këtë gjendje të mos sukseseve”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sigurisë kërkojnë që kjo klasë politike e cila e qeverisi vendin deri më tani, duhet ta merr edhe një ndëshkim tjetër të madh, për shkak të dështimit tani më të zyrtarizuar të tentativës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se ky është edhe një debakël tjetër i turpshëm kësaj klase politike, dhe gishtin e përgjegjësisë e drejton te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria Punëve të jashtme, ngase sipas tij, në asnjerën nuk ka pasur deri më tani të vendosur njerëz adekuat e profesionistë, por vetëm grupe të interesit për përfitime të ngushta.

“Qeverisja e deri tashme që u formuar me mbi 20 parti, dhe mezi e arritën numrin 61 të deputetëve, e që qeverisën këtë vend për dy vite, në historinë tonë do të mbahet në mend si qeveri e interesave për përfitime të benefiteve të tyre, në rend të parë të pasurimit material. Një qeveri me po aq parti, e sidomos me aq ministri rreth 22 dhe me rreth 85 zv. ministra e me qindra këshilltar, e që kishte parti që si kishte më shumë se një apo dy deputet, dhe e kushtëzonte Kryeministrin me ia nda ministrinë që i konvenonte, sikur në këtë rast MPB-ja dhe MPJ-ja, ku për një afat dy vjeçar sa ishin në pushtet kaq të shkurt, i ndërruan tre ministra të PB-së për lëshimet dhe gabimet trashanike që i bënë, nuk pati si të përfundon ndryshe, prandaj tani është e kuptueshme se gjendemi në këto situata, që nuk mundemi të anëtarësohemi në INTERPOL”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, për të riparuar këtë dëm të madh që PAN-i i shkaktoi Kosovës me dështimin e të dyja këtyre ministrive, qeveria e re duhet të punoj shumë duke zgjedhur edhe kuadrin adekuat të drejtimit të tyre.

“Tani qeveritë në ardhje duhen të jenë vigjilente dhe ta kenë të qarë që sikur në çdo profesion e lëmi tjetër, edhe në ministrin e Punëve të Brendshme, edhe të Jashtme, duhet të caktohen njerëz që e njohin këtë profesion, e jo si deri më tani, që ministrat caktohen krejt të një profili tjetër, e që nuk kanë shkollime adekuate për këto profesione të këtyre ministrive, apo edhe provoja të punës që ndonjëherë ka punuar dhe ka njohuri në profesion, prandaj nuk është befasi që këta të posa emëruar gjatë mandatit e kryen mandatin formal të tyre, në MPB, as që kanë rritë ta njohin brendësinë e asaj ministrie. Prej pavarësisë së shtetit të Kosovës e deri më tash asnjëherë në postin e ministrit të MPB-së nuk është i emëruar një njohës apo profesionalist i kësaj fushe, prandaj si dëshmi e kemi kështu edhe këtë gjendje të mos sukseseve”, theksoi eksperti, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Mungesa e profesionalizmit në dikasterin kyç, në MPB, sipas Tërnavës lë pasoja edhe te profesionalizmi në polici.

“Po e analizuam në retrospektivë këtë qeverisjen në ikje e sipër, që për dy vite e qeverisi këtë vend, dhe i ndërroj tre ministra të Punëve të Brendshme për një afat kaq të shkurtër, shtrohet pikëpyetja se si mund të flitet për një stabilitet të mirëfilltë të një policie që konsiderohet në formim e sipër edhe nga ana e ndërkombëtarëve, e kur dihet që në këtë kohë të kësaj qeverisjes janë bërë çnjohje të 13 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Edhe kërkesa për anëtarësim në Interpol e kësaj qeverisje në ikje, pastaj tërheqja e asaj kërkese, edhe sikur të ishin ende në pushtet, do ishte një devalvim i skajshëm i tentimit për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare”, tha eksperti i kësaj fushe Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Tani kur e kemi edhe dështimin e dytë të Kosovës në Interpool, Tërnava thotë se është forcuar akoma më shumë pozicioni serb, dhe do jete vështirë që ky pozicion të ndryshohet.

“Ky debakël lidhur me anëtarësimin në Interpol, është debakël i turpshëm i radhës që tani nuk do koment, sepse më së shumti po i kontribuon aktivitetit të Serbisë, dhe po ju shkon në favor atyre, po i bind edhe shtetet mike, se ne ende jemi larg shtet formimit, nga se në një shtet normal, pavarësisht proceseve zgjedhore, për interesa madhore të shtetit, institucionet e ruajnë funksionalitetin e tyre të plote deri në momentin e pranim dorëzimit të detyrës së kryeministrave dhe qeverisë në tërësi, dhe nuk përjetojnë tronditje dhe çrregullim të kësaj natyre çfarë tani po e përjeton Kosova me dështimin e radhës në Interpol”, përfundoi Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)